Sivjet do të investohet më shumë në bujqësi
Prishtinë, 3 janar - Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Blerand Stavileci premton për bujqit se gjatë këtij viti, investimet do të fokusohen në shumë segmente të bujqësisë, duke përfshirë edhe ata sektorë ku për herë të parë do të investohet.
Mekanizmi i vjetër bujqësor për fermerin Sejdi Baleci, paraqet problem kryesor për punimin e tokës.
Ai thotë se me vështirësi të shumtë arrin ta punojë tokën duke pasur parasysh mekanizmin e vjetruar që ende e përdor.
Mekanizmi i vjetër bujqësor po paraqet problem shumë të madh, sidomos për ne fermerët që kemi shumë tokë për të punuar.
Kemi vështirësi të mëdha ne gjetjen e pjesëve për mjetet bujqësore, tha ai.
Për Ministrinë e Bujqësisë, Stavileci, gjatë vitit 2013, prioritet do të mbetet përkrahja e fermerëve edhe në makinerinë prodhuese dhe asaj për punimin e tokës.
Ai tha se gjatë këtij viti ministria do t`i përkrah bujqit me financim të mekanizmit bujqësor.
Risi e ministrisë është se që nga viti i ardhshëm ne do të fillojmë t`i përkrahim bujqit tanë me mekanizëm, pra me të njëjtën logjikë të shpërndarjes.
Pra 70 i mbulon ministria ndërsa 30 për qind fermeri, thekson Stavileci për Radio Kosovën.
Sipas tij, fokus gjatë vitit 2013 do të mbetet edhe investimi në zonat të thella rurale.
Përfitues potencial të granteve, përparësi më e madhe iu jepet të rinjve nën moshën 40 vjeçare, grave dhe banorëve të zonave të thella rurale.
Në mënyrë që edhe ne të ndikojmë që njerëzit të mos lëvizin, siç ka ndodhë dhe vazhdon të ndodhë, prej fshatrave në qytet, tha ai.
Stavileci inkurajojë fermerët që të merren më shumë me bujqësi, sepse, sipas tij, këtë do të ketë investime të shumta në zhvillimin e bujqësisë