Situata nuk është e rëndë nga reshjet e shiut
Prishtinë, 29 prill - Ekipi komunal për vlerësimin e dëmeve nga reshjet e fundit të shiut konstaton se nuk ka dëme të mëdha.
Pavarësisht reshjeve të fundit të shiut, Komuna e Ferizajt, nuk ka pasur dëme të mëdha, kështu ka konstatuar Xhemajl Reqica drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, njëherësh anëtarë i këtij komisioni. Ai ka thënë përkundër ka saj shiu ka sjell më shumë të mira se sa dëme.
\"Dëmet të cilat po na vijnë janë dëme që po shkaktohen nga vet faktori njeri, pra njerëz të cilët pa ndërgjegje ka future ujërat e lumejëve, prockave në rrjetin e kanalizim fekale dhe atij atmosferik, dhe në këtë mënyrë është e pamundur bartja e këtyre ujërave\", ka thënë drejtori Reqica.
Dëmet më të mëdha nga shiu janë në rrugën \"Epopeja e Jezercit\" në Ferizaj, ku uji ka depërtuar nëpër oborret e dy familjeve.
Në këtë konferencë për gazetarë, drejtori i Bujqësisë Xhemjal Reqica, i është përgjigjur edhe një deklarate të Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka thënë se Komuna e Ferizajt, nuk po del në vendin e ngjarjes për të shikuar dëmet nga reshjet e shiut.
\"Përkundrazi është një gjendje normale dhe nuk kemi nevojë të bëjmë apele të tilla për shkak se çdo gjë është në kontrolle dhe çdo gjë është në lëvizje. Dhe ne si komision kur Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka ditur se po na vërshon uji, ne ishim në teren dhe ju kemi dal në ndihme njerëzve, duke ju dërgu edhe ujë të pijshëm dhe kemi vlerësuar dëmet edhe dëmet atëherë kur është dashur që të vlerësohen\", tha Reqica.
Në këtë konferencë është thënë së tash për tash nuk ka asnjë rrezik edhe sa i përket të mbjellurave në Komunën e Ferizajt.
Ekipi i komunës rrafsh prej datës 21 ka qenë në aksion për të evituar problemet të cilat mund t\'i kenë edhe banorët e qytetit të Ferizajt.
Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, ka thënë se vazhdimisht kanë qenë në terren së bashku edhe më drejtues të ndërmarrjes \"Bifurkacioni\" në Ferizaj, për t\'ju dal në ndihmë familjeve që kishin nevojë.