23 Dhjetor 2024

Sindikata e Bujqve ngritë padi kundër Ministrisë së Bujqësisë

Prishtinë, 24 shtator - Kryesia e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovë, në bazë të ankesave të shumta nga bujqit, ka vendosur që përmes Agjensionit Kundër Korrupsion (AKK) të ngritë padi kundër Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Gjithashtu padi edhe kundër Ministrit Blerand Stavileci, Drejtorit të Agjensionit për Zhvillim të Bujqësisë, Elhami Hajdari, dhe shefit të departamentit të pagesave pranë AZHB-së, Nehat Veliu, për veprën penale për keqpërdorim të parave të dedikuara për pagesën e granteve dhe subvencioneve për bujqit përfitues të Kosovës.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri ka thënë se për grante dhe subvencione kanë qenë të planifikuara dhe të ndara 22 milionë euro, dhe nga ky buxhet sipas informacioneve tona janë paguar vreshtarët e Rahovecit, Therandës dhe Gjakovës me 50% të subvencioneve për vreshtarë, pra rreth 1 milion euro.

Grantet dhe subvencionet që iu jepen bujqve kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve, ngritjen e cilësisë dhe rendimenteve në sektorë dhe kultura të ndryshme.

Më të dëmtuarit në shpërndarje sipas Tahirit janë përfituesit e subvencioneve për mbjelljen e grurit në vitin 2013, grurë ky i korrur në korrik të këtij viti, të cilët është dashur t’i marrin paratë brenda periudhës vegjetative të kësaj kulture, më së voni në fillim të marsit 2014.

Kjo siç ka thënë ai për shkak se ato mjete financiare do duhej të shfrytëzoheshin për masa agroteknike që do të rrisin rendimentin e kulturës në fjalë.

"Ngjashëm ka ndodhur edhe me kulturën e misrit,  patates, lulediellit, specit, domates, shalqirit, e të tjera. Pra, janë dëmtuar thuajse të gjithë bujqit, të cilët nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë ato para për ngritjen e rendimentit, si dhe është dëmtuar vetë shteti i Kosovës, pasi që asnjëherë nuk po arrijmë t’i mbulojmë as 30% të nevojave të tregut. Paratë e ndara kinse për subvencione e grante, po shkojnë huq."

"Tash, MBPZHR po deklarohet se nuk ka para pa u bërë rishikimi i buxhetit. Rrjedhimisht, bujqit do mbesin sërish të pasubvencionuar. E tash bujqit pyesin: Ku u tretën mbi 20 milionë euro të buxhetit të MBPZHR-së për këtë vit?", ka theksuar ai.

"Ne kemi kërkuar nga AKK që të fillojnë menjëherë hetimet për dyshimet tona për keqpërdorim të parasë publike dhe për dëmet që ia kanë shkaktuar shtetit. AKK tashmë ka ndërmarr hapat e parë."


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)