Shtohet me 48 milionë tonë prodhimi i drithërave në Kinë
Pekin, 27 shkurt - Më 27 shkurt Ministria e Shkencës dhe e Teknologjisë e Kinës u shpreh se, falë risive tekniko-shkencore, gjatë planit të 11-të pesëvjeçar (nga viti 2006 deri në vitin 2010) sasia e drithërave të prodhuara në Kinë u rrit me 48 milionë tonë.
Qysh nga viti 2009 deri në fund të vitit të kaluar, mbi 90 % distrikte dhe qytete kineze kanë punuar në drejtim të inovacionit tekniko-shkencor, duke dërguar 170 mijë specialistë për ndihmë pranë familjeve fshatare.