23 Dhjetor 2024

Shtetet e rajonit, të gatshme për bashkëpunim në bujqësi

Beograd, 15 nëntor - Ministrat e Bujqësisë nga Evropa Juglindore (EJL), të mbledhur të premten në Kopaonik të Serbisë, ku pjesëmarrës është edhe ministri i Bujqësisë i Kosovës, Blerand Stavileci, së bashku me kryesuesit e delegacioneve dhe anëtarët e Grupit Punues Drejtues (GPD) për Zhvillim Rural Rajonal në Evropën Juglindore, kanë dalur me deklaratë të përbashkët dhe kanë rikonfirmuar vendosmërinë e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin rajonal në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.


“Unë shpresoj se ne po dalim të frymëzuar nga diskutimet mbi rolin e vendeve tona për zhvillimin e partneriteteve rajonale dhe për përmirësimin e politikave tona. Ky ishte një vit i aktiviteteve të shumta që kanë shënuar një hap përpara në zhvillimin tonë. Gjatë këtij viti, Kosova ka arritur progres të madh në disa fusha dhe një nga aktivitetet më të rëndësishme ka qenë edhe hartimi i programit për bujqësi dhe zhvillim rural 2014-2020.


Çdo hap drejt relaksimit të marrëdhënieve mes vendeve tona është një hap më tej në procesin e integrimit dhe unë jam gjithnjë optimist në lidhje me atë që ne mund të arrijmë së bashku në rajon. Ne duhet të marrim përgjegjësi, duke kërkuar zgjidhje të përbashkëta për sfidat e këtij sektori kompleks. Është jetike që ne si rajon, pavarësisht krizës ekonomike dhe çështjeve politike, të qëndrojnë të përkushtuar dhe të angazhuar për zgjidhje të përbashkëta”, ka thënë ministri Stavileci.


Në fund ministrat e bujqësisë dhe kryesuesit e delegacioneve në Kopaonik të Serbisë, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët të cilët si kornizë për bashkëpunim në të ardhmen në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural kanë vendosur pikat në vijim.


“Ne rikonfirmojmë zotimet dhe mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE dhe vazhdimin e përpjekjeve tona për linjëzimin e politikave të bujqësisë dhe zhvillimit rural me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së gjatë periudhës 2014-2020. Ne mirëpresim krijimin e platformës rajonale për bashkëpunim midis institucioneve akademike dhe ministrive të bujqësisë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për t’i analizuar në mënyrë objektive sfidat për bujqësi dhe zhvillim rural dhe performancën politike”, thuhet ën deklaratë. 


Po ashtu ministrta kanë konfirmuar mbështetjen tonë politike për iniciativat dhe aktivitetet e ndërmarra për ta ndihmuar zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në zonat rurale ndërkufitare të rajonit të EJL-së. “Sa i përket kësaj, ne i mirëpresim veprimet e ndërmarra nga Grupi Punues Drejtues së bashku me Komisionin Evropian për të stimuluar zhvillimin rural në rajonin e EJL-së përmes zbatimit të qasjes zhvillimore, duke u bazuar në zona. Gjithashtu, konfirmojmë zotimet tona për të siguruar mbështetje politike, financiare dhe teknike në zhvillimin dhe zbatimin e programit shumëvjeçar gjatë periudhës 2014-2020, si dhe jemi të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha çështjet tona horizontale në kuadër të autoritetit të institucioneve tona.”, është thënë deklaratë.


“Ne shprehim vlerësimin tonë për mbështetjen e BE-së në zhvillimin rural përmes instrumentit të IPARD-it në periudhën e para-anëtarësimit. Ky instrument ofron asistencë të çmueshme për përfitimin e eksperiencave në hartimin e programeve për zhvillim rural në përputhshmëri me BE-në, si dhe për menaxhimin e fondeve dhe përmbushjen e standardeve të BE-së në fushën e bujqësisë dhe prodhimit të ushqimit”.

Është thënë në deklaratë. Ministrat e vendeve kandidate dhe parakandidate për anëtarësim në BE, konfirmojmë zotimet tona për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në përgatitjen dhe zbatimin e programeve të IPARD-it me qëllim të përfitimit nga ky instrument.


“Mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve të zhvillimit të tregtisë rajonale dhe lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve për të mirën e të gjitha palëve të interesuara, si dhe në shkëmbimin e ideve të përbashkëta për zhvillimin e ardhshëm me objektivin e arritjes së këtij qëllimi.


Mirëpresim dhe jemi të angazhuar për të përkrahur bashkëpunimin e fuqishëm dhe produktiv në të gjitha fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përfshirë bashkëpunimin me rrjetet kombëtare dhe rajonale, institucionet akademike dhe shoqërinë civile, në mënyrë që të rritet shkëmbimi i njohurive dhe praktikave më të mira midis komuniteteve që kanë të bëjnë me sfidat e bujqësisë dhe zhvillimit rural”, thuhet në deklaratë.

Nënshkruesit e kësaj deklarate, të cilët janë ministra dhe zëvendësministra të shteteve të Evropës Juglindore, janë zotuar se do të qëndrojnë të përkushtuar në bashkëpunimin me partnerët nga shtetet anëtare të BE–së dhe institucionet e BE–së, iniciativat tjera rajonale në tërë Evropën dhe me organizatat ndërkombëtare.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)