Shtandi i Kosovës ndër më të vizituarit në EXPO Antalya 2016
Shënimi i kësaj ngjarjeje është organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa është përkrahur nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke.
Kosova ka paraqitur mundësitë e saj në bujqësi në një organizim me moton Dita Kombëtare e Kosovës në panairin e bujqësisë EXPO Antalya 2016.
Sipas organizatorëve të EXPO Antalya 2016 më mesin e 50 shteteve pjesëmarrëse, shtandi i Kosovës ishte më i vizituari.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ambasadori i Kosovës në Ankara, Avni Spahiu si dhe kryetari i Odës Ekonomike Turko-Kosovare Arben Fetahu, u pritën nga Erdogan Kok komisioner i përgjithshëm i Panairit Expo Antalya 2016.
Zëvendësministri Januzi tha se panairi ka qenë mundësi e mirë për informimin e vizitorëve për bukuritë natyrore dhe bujqësinë që e ka Kosova.
Ky panair, sipas tij, krijon lidhje të reja mes Kosovës dhe Turqisë, deri sa shtandin e Kosovës e kanë vizituar mbi 1 milionë persona.
Për Kosovën është nderë që po merr pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme dhe me një pritje vëllazërore për të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Ne ju jemi mirënjohës jo vetëm për ketë, por edhe për shumë çka tjetër që Turqia ka dhënë për Kosovën ndër vite në shumë fusha, tha Januzi, transmeton Telegrafi.
Kurse, komisioneri i Panairit EXPO Antalya2016, Erdogan Kok, tha se pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare, është një prej aktiviteteve më të rëndësishme për promovimin e resurseve të saj.
Pjesëmarrësit në Expo Antalya, sigurojnë promovim dhe eksport të kulturës së tyre të prodhimeve agro-bujqësore. Kosova tashmë është anëtare e Expo familjes me pjesëmarrje në këtë aktivitet, theksoi Kok.
Sipas tij, Kosova ka një rol të rëndësishëm në hapësirën politike në Ballkan, dhe se Turqia e Kosova janë partner të rëndësishëm të stabilitet në Ballkan.
Ishte për neve me rëndësi që Kosova të merr pjesë në EXPO 2016 dhe se pavijoni i Kosovës ka pasur shumë vizitorë. Është njëra prej aktiviteteve më të rëndësishme për Kosovën. Ne me këtë prezantim deshëm të krijojmë një familje të gjerë ndërkombëtare. Dhe në këtë mënyrë shtetet të cilat marrin pjesë në EXPO 2016 të kenë përfitim të rëndësishëm në zhvillimin e tyre të mëtejmë, tha Kok.
Në kuadër të kësaj dite, janë mbajtur edhe aktivitete kulturore, me muzikë e valle shqiptare, si dhe u shfaq filmi Shok.
EXPO 2016 Antalya, është panairi i parë ndërkombëtar që Turqia mirëpret pas një pune dhe mundi katërvjeçar.
Filozofia e panairit është Një Botë të Gjelbër për Brezat e Ardhshëm\\\", kurse motoja është Të lulëzojmë të ardhmen\\\\\".
Panairi Ndërkombëtar Botanik EXPO pranohet si organizimi më i madh pas Lojërave Olimpike dhe Kupës Botërore.