26 Dhjetor 2024

Shqyrtohet vendosja e banderolave në prodhimet e grurit

Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami pritën në takim Shoqatën e Prodhuesve të grurit në Kosovë, të shoqëruar nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.

Në takim u bisedua për propozimin e Odës Ekonomike të Kosovës për vendosjen e banderolave në miell për të ruajtur cilësinë dhe zvogëluar informalitetin në këtë sektor.  Ministri Hoti shprehi gatishmërinë e Qeverisë për të përkrahur këtë sektor.

Në takim u dakordua që të themelohet një grup punues ndërinstitucional për të analizuar propozimin e vendosjes së banderolave në miell, me pjesëmarrje edhe të Odës Ekonomike. Grupi punues do të analizojë përvojat ndërkombëtare dhe efektet e vendosjes së një mase të tillë në tregut vendor dhe çmimin për konsumatorë. 

Ministri Hoti gjithashtu bëri të ditur se Qeveria do të bëjë përpjekje për të targetuar më mirë politikën e subvencionimit të bujqësisë, në mënyrë që rriten efektet në punësim dhe prodhim bujqësor.

Përfaqësuesit e prodhuesve të grurit në Kosovë theksuan se gruri është produkt strategjik dhe në këtë drejtim duhet pasur koordinim të plotë në mes të institucioneve dhe prodhuesve për të siguruar kërkesën në vend me prodhim vendor për aq sa është e mundshme. Po ashtu, ata shtruan nevojë që të identifikohen masat konkrete për mbrojtje të prodhuesve vendor, për të cilën

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)