22 Dhjetor 2024

Shqyrtohen mundësitë për të rritur bashkëpunimin me Izraelin

Prishtinë, 28 tetor - Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci dhe ambasadori i Izraelit në Serbi, Yossef Levy, i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij, Eyal Noar, sot kanë mbajtur një takim të përbashkët në objektin e MBPZHR-së, ku kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në kuadër të projekteve që Agjencioni i Izraelit për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar është duke i realizuar në rajon.
   
Ky agjencion nëpërmjet projekteve të tij ofron një shumëllojshmëri të asistencës teknike në çështje që ndërlidhen me bujqësinë dhe gjatë vitit 2010 dy ekspertë të MBPZHR-së kanë përfituar nga programet e trajnimit në Izrael.

“Në kuadër të projekteve që jemi duke i realizuar në rajon, dua që t’i shikojmë mundësitë për të rritur nivelin e bashkëpunimit me Kosovën, për t’u bërë një partner i drejtpërdrejtë i agjencionit tonë”, tha ambasadori Levy.

Ai tha se nga përvoja e Izraelit, Ministria e Bujqësisë dhe shërbimet e inspektimit mund të përfitojnë trajnime teknike dhe asistenca të ndryshme për të rritur prodhimtarinë.

Ndërsa, ministri Stavileci mirëpriti mundësinë për të përfituar nga mbështetja e drejtpërdrejtë e projekteve të Agjencionit Izraelit për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

“Duke marrë për bazë bujqësinë e Izraelit dhe institutet hulumtuese tepër të avancuara është mirë që t’i shqyrtojmë mundësitë për të na mbështetur edhe në ri-organizimin e instituteve që funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, mirëpo secila mbështetje që na ofrohet është e mirëseardhur”, potencoi ministri Stavileci.

Konkretizimi i programeve trajnuese në të cilat do të marrin pjesë zyrtarë të MBPZHR-së do të bëhet gjatë muajve të ardhshëm.



  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)