Shqipëria rrit subvencionet në bujqësi
Tiranë, 12 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, deklaroi se, skemat e mbështetjes për fermerët, gjatë vitit 2014 do të jenë me shumë se një vit më parë, ndërsa disiplimi i tregut vendas përmes \'vulës së cilësisë\' dhe ndalimi i degradimit të industrisë së peshkimit, janë objektiva të këtij dikasteri për këtë vit, sipas ATSH-së.
Ministri Panariti, u shpreh se, \"kundrejt vitit 2013, kemi 70% më tepër fonde në dispozicion të fermerëve, gjë që është një hap shumë pozitiv.
\"Pavarësisht se jemi të ndërgjegjshëm, se me rritjen e fondeve në masën 70%, bujqësia në Shqipëri ende është më pak e financuar në krahasim me vendet e tjera të rajonit, si p.sh me fqinjin tonë Maqedoninë, e cila për këtë vit akordon 150 milionë euro subvencion për bujqësinë, ndërsa ne japim diku tek 12 milionë euro\", theksoi ai.