Shqipëria rrit subvencionet në bujqësi
Tiranë, 20 nëntor - Ministri shqiptar i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi të martën se qeveria do të ndjekë një skemë të re për mbështetjen e fermerëve, që bazohet tek subvencionet me para në dorë për produktin e gatshëm.
\"Aktualisht jemi në fazën e përgatitjes së buxhetit të ri për vitin 2014, ku unë do të insistoj që fondet për mbështetjen e bujqësisë të kenë një rritje të ndjeshme,\" tha ministri.
\"Nga ana tjetër unë kam patur takime me të gjithë donatorët, duke nisur që nga BE-ja, për të rritur mbështetjen financiare në ndihmë të bujqësisë shqiptare,\" shtoi Panariti, duke theksuar se \"nëpërmjet skemave të subvencionit ne do të rrisim prodhimin bujqësor vendës dhe do të përmirësojmë ekonomitë bujqësore.\"
Gjatë vitit 2013, fermerët në Shqipëri përfituan rreth 11 milionë euro si mbështetje direkte nga buxheti, kryesisht për mbjelljen e drurëve frutorë dhe mbarështimin e kafshëve.
Ai tha se në vitin 2014 shpresojmë se ky fond do të dyfishohet.
Bujqësia në Shqipëri jep afro 20 për qind të GDP-së, por merr mbrapsht nga buxheti vetëm 0.5 për qind të prodhimit kombëtar.