22 Dhjetor 2024

Shqipëria e Serbia heqin taksën doganore për bujqësi

Tiranë, 18 maj - Shqipëria dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje reciproke për heqjen e taksës doganore për të gjitha produktet bujqësore.     

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja.

Zv/ministri i Ekonomisë së Shqipërisë, Eno Bozdo, në një prononcim për mediat, bën të ditur se me anë të kësaj marrëveshjeje synohet të rriten më shumë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Kjo masë është pjesë e marrëveshjes tregtare CEFTA, për krijimin e një tregu të përbashkët me vendet e rajonit.     

Bozdo thotë se qëllimi i këtyre marrëveshjeve është krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik për tërheqjen e më shumë investimeve të huaja, pasi vendet e rajonit janë të penalizuara nga hapësirat e vogla që ofrojnë si të vetme.

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit para nënshkrimit të marrëveshjes CEFTA arrinin në 2, 5 për qind.
    
Tani kjo shifër është katërfishuar, duke arritur në 9,3 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)