23 Dhjetor 2024

Shpërndarja e granteve e subvencioneve pa mbikëqyrje të duhur

Prishtinë, 21 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovë (KDI) / Transparency International Kosova (TIK) ka organizuar një tryezë me temën “Menaxhimi i parasë publike në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Në tryezë është diskutuar për subvencionet, grantet, si dhe për prokurimin publik. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se me gjithë investimet në sektorin e bujqësisë, kërkohet më shumë transparencë dhe llogaridhënie.

Njëkohësisht është vlerësuar se në kuadër të shpërndarjes së granteve dhe subvencioneve për bujqit dhe fermerët, të respektohen kriteret e përzgjedhjes.

Adil Behrami, zëdhënës i MBPZHR-së ka paraqitur aktivitetet dhe të arriturat e kësaj ministrie, përkatësisht rreth granteve dhe subvencioneve. Behrami ka thënë se për vitin 2011 kjo ministri ka subvencionuar me mbi 9 milion euro mbi 18 mijë bujq.

Ai ka folur edhe për aktivitetet e përgjithshme të prokurimit publik, si dhe çështjen e transparencës së kësaj ministrie, që siç ka thënë ai është në nivelin e duhur.

Nga ana tjetër, Liburn Aliu, nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Bujqësi ka vlerësuar se subvencionet duhet të mbesin në 9 milion Euro, por sipas tij, buxheti të rritet dhe të investohet më shumë në zhvillimin e infrastrukturës rurale për plane më afatgjate.

Sipas Aliut, paraja shkon direkt tek qytetari dhe e ndihmon atë bujk për një kohë të caktuar, por vetëm përkohësisht. Ky fokus aika thënë se nuk e garanton zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi duke i bërë fermerët të fortë në treg dhe duke ua siguruar konkurrencën e produktit ndaj importeve të jashtme, e që shumica në këtë fushë janë nga Serbia.

Alush Hoti nga BSPK-ja, sektori i Bujqësisë ka folur për aktivitetet të përgjithshme të kësaj organizate, pa u ndalur në temën e diskutuar.
  
Ndërkohë, Tahir Tahiri, nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës ka përmendur një varg problemesh dhe keqpërdorimesh që sipas tij e karakterizojnë këtë ministri. Tahiri ka akuzuar ministrinë edhe për mungesë të transparencës.

Sipas tij, menaxhimi i parasë publike ka probleme të mëdha në këtë ministri duke filluar me diskriminimin e aplikuesve në baza regjionale për të qenë përfitues të subvencioneve. Përpos kësaj, ai ka thënë se komisionet mbikëqyrëse pranojnë mito për tu dhënë subvencione aplikuesve që nuk i plotësojnë kushtet.

Ndërsa, deputeti Sali Morina ka thënë se tek subvencionet nuk janë respektuar kriteret e parapara. Sipas tij, grantet dhe subvencionet në nivelin lokal dhe qendror nuk monitorohen, grantet duhet të ndalohen sepse nuk shkojnë në drejtimin e duhur, etj.

Pjesëmarrës në këtë tryezë kanë qenë edhe përfaqësues të odave ekonomike, përfaqësues të shoqatave të bujqve, prodhuesve bujqësor, etj.

Ata kanë vlerësuar se duhet nxitur më shumë monitorim në zbatimin e projekteve dhe të ketë inspektim më efikas nga Inspektorati i Bujqësisë, të ketë më shumë transparencë, si dhe të rritet bashkëpunimi ndërmjet fermerëve dhe Komisionit Parlamentar për Bujqësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)