Shpërlajnë para nga shitblerja e tokave
Prishtinë, 12 nëntor - Disa raste të shpëlarjes së parave të pista përmes shitblerjes së pronave, janë evidentuar nga Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Financave (MF).
Inteligjenca ka zbuluar se persona vendorë dhe ndërkombëtarë përmes blerjes dhe shitjes së pronave me vlera të mëdha kanë provuar që paratë e tyre të dyshimta ti fusin në sistem.
Në këtë raport NJIF-ja nuk përmend emrat e bizneseve dhe personave fizikë të përfshirë në pastrim parash, me çrast për shkak të ndjeshmërisë së rasteve dhe hetimit të tyre NJIF-ja u referohet me iniciale.
Në raportin e NJIF-së Tipologjitë e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit në Kosovë thuhet se personi i identifikuar si X ka kryer blerjen e patundshmërive në vlerën prej 540,000 euro.
Sipas NJIF-së fillimisht ky person ka deponuar shuma të konsiderueshme të parave në llogaritë bankare, ku më pastaj ai ato i ka transferuar tek shitësit e patundshmërive.
Deponimet nga personi X janë realizuar në para të gatshme (kesh), ku 22 deponime kanë qenë nën pragun e limitit të raportimit. Kryesisht shumat e deponuara në llogaritë bankare kanë qenë 9,000 deri 9,900 euro. Me rastin e deponimit të mjeteve, personi X është pyetur për prejardhjen e mjeteve, por ai ka refuzuar të jap informata për burimin e parave, dhe një veprim i tillë është cilësuar si i dyshimtë, ku më pas është raportuar në NJIFthuhet në raportin e inteligjencës.
/Zëri/