23 Dhjetor 2024

Shoqatat e fermerëve, partner kryesorë të Ministrisë së Bujqësisë

Prishtinë, 26 shkurt - Shoqatat Bujqësore të Kosovës, do të jenë partner kryesorë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit  Rural, në hartimin dhe zbatimin e të gjitha politikave mbështetëse për fermerët dhe përpunuesit në të gjithë sektorët e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Konfirmimin për këtë e ka dhënë sot ministri i MBPZhR-së,  Besian Mustafa, gjatë takimit që pati me përfaqësuesit e Shoqatave Bujqësore të Kosovës, në ndërtesën e  Qeverisë së Kosovës.

Ministri Mustafa, gjatë këtij takimi ka diskutuar me shoqatat rreth programeve mbështetëse të ministrisë, me ç’rast i ka njoftuar ata edhe me prioritetet në këtë mandat, që sipas tij në fokus do ta kenë zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive bujqësore të fermerëve në gjithë vendin.

“Jemi duke punuar me shumë përkushtim që në këto programe mbështetëse të bëjmë riorganizimin e subvencioneve prej sipërfaqes drejt sasisë dhe cilësisë të prodhuar dhe në këto programe do të përpiqemi që të zgjerojmë mundësitë e investimeve duke vendosur kritere të mirëfillta”,  ka thënë ministri Mustafa.

Ndër tjerash, ai ka theksuar se do të vazhdojnë të jenë transparent në çdo fazë të procesit që ndërlidhet me zbatimin e këtij programi, që nga vlerësimi e deri të monitorimi. Krejt kjo sipas tij, do të bëhet me qëllim që realizimi i programit të jetë sa më efikas.

Ministri më tej ka theksuar se krahas këtyre investimeve, do të zgjerojnë mbështetjen edhe për kultura tjera bujqësore në sistemin e sigurimeve bujqësore, i cili është lansuar vitin e kaluar nga MBPZhR-ja në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC).

”Në politikat tona bujqësore prioritet do t’i japim edhe rritjes së  investimeve në sistemet e ujitjes, pastaj subvencionimit të interesit të kredive të caktuara, si dhe certifikimit të produkteve me potencial për eksport."

"Në të gjithë këtë proces të investimeve do të eliminojmë në çdo hap edhe burokracinë, me qëllim që sektori të avancohet dhe në të njëjtën kohë të rrisim efikasitetin dhe arritjen e standardeve ndërkombëtare në të gjitha proceset bujqësore”, ka thënë ministri  Mustafa.

Ndryshe, gjatë këtij takimi, shoqatat janë njoftuar edhe me masat tjera mbështetëse në kuadër të programeve, të cilat janë mirëpritur nga ta dhe në të njëjtën këto shoqata të fermerëve kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në çdo kohë më MBPZhR-në në çdo proces, që për qëllim ka përkrahjen e tyre në veprimtaritë bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)