23 Dhjetor 2024

Shitja e tokës bujqësore në Bullgari vazhdon të rritet

Sofje, 11 shkurt - Vjet tregu i tokës bujqësore në Bullgari shënoi një bum të vërtetë. Si duket, vitet në vijim çmimi i tokës do të vazhdojë të rritet. Gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar në vend filluan t’ua ktheheshin pronarëve tokat bujqësore. Në fillim çdokënd në Bullgari shiheshin fusha të papunuara.

 Mirëpo, pasi u anëtarësuam në BE gjatë 2007-së, u shtua qiradhënia e tokës bujqësore. Atëherë u themeluan shoqatat e para të aksionarëve, të cilët e shiten apo e japin tokën me qira. Gjatë vitit 2012 në Bullgari u shit toka rekord prej 140 600 hektarësh, duke marrë parasysh se sipërfaqja e përbashkët e punimit të tokës në vend është vetëm 370 mijë hektarë.

Këtë e tregojnë të dhënat e Asociacionit të Pronarëve Bullgarë të Tokës Bujqësore.

Numri i marrëveshjeve gjithashtu ishte rekord – gjithsej 129 mijë ose me një mijë më shumë në raport me vitin 2011. Arsyeja për rritjen e çmimit të tokës bujqësore gjatë vitit të kaluar kishte të bënte me çmimet e larta të drithërave. Konkurrimi në mes të arendatorëve në disa zona të vendit çoi në rritjen e tokës bujqësore me 25 për qind.

Kjo rritje u shënua në Bullgarinë Veriore, si dhe në lindje të vendit. Një arsye tjetër për rritjen e çmimit të tokës bujqësore kishte të bënte me periudhën e re të programeve të BE-së 2014-2020, ku prodhuesit bujqësorë do të marrin subvencione në bazë të sipërfaqes së punuar.

Çmimi mesatar i shitjes së tokës gjatë 2012-ës ishte rreth 443.5 euro në akër ose me 45 për qind më shumë në raport me vitin 2011.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)