Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Prishtinë, 22 prill - Dita e Tokës është një prej manifestimeve më të mëdha mjedisore të planetit Tokë, e vetmja kohë kur qytetarët e 192 vendeve të botës mblidhen për të festuar dhe promovuar ruajtjen e Tokës.
Aktivitete të ndryshme janë duke u zhvilluar gjatë ditës së sotme edhe në vendin tonë, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Për të përcjellë mesazhe vetëdijesuese në komunitet ,Green Art Center-Prishtina (GAC) në bashkëpunim me vullnetarët e klubeve të gjelbërta do të zhvillojë aksione të ndryshme edukuese dhe informuese për qytetarë duke përfshirë ndër të tjerash : aksione pastrimi, mbjellje fidanesh dhe pyllëzim, ekspozita dhe punëtori të ndryshme më temë Tokën.
Këto aktivitete kanë për qëllim fuqizimin e qytetarisë aktive përmes ngritjes së vetëdijes së gjeneratave të reja dhe komunitetit të gjerë në funksion të ruajtjes së mjedisit si edhe nisjen e implementimit të praktikave dhe programeve miqësore me ambientin.
Këto aktivitete do të realizohen në bashkërendim me Ministrisë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me përkrahjen e Giz-german në kuadër të projekteve që GAC është duke I implementuar , respektivisht në komunën e Prishtinës dhe Gjilanit..
Nismës së shënimit të kësaj dite do ti bashkangjiten përfaqësues prej MMPH, MBPZHR, MFSK ,Kryetarë të komunave si edhe institucione dhe qytetarë të shumtë.