22 Dhjetor 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Qumështit

Prishtinë, 1 qershor - Në Sheshin ”Nëna Terezë” do të organizohet një manifestim për Ditën Ndërkombëtare të Qumështit.

Kjo datë festohet në shumë vende të botës, por Kosova sivjet e feston për herë të dytë dhe në të dyja rastet manifestimi i saj është mbështetur nga MBPZHR-ja, USAID-i dhe Shoqata e Përpunuesve të Qumështit.

Të pranishëm në këtë manifestim do të jenë: Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, Drejtoresha e Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Mary Hobbs, përfaqësuesit e shoqatës së përpunuesve të qumështit dhe prodhuesit e produkteve të qumështit, të cilët edhe do t’i ekspozojnë produktet e tyre, etj.

Aktiviteti ka për qëllim rritjen e konsumimit të produkteve vendore të qumështit dhe do të përcjellët tutje me promovime të produkteve vendore edhe nëpër pika të shitjes, nëpërmjet reklamave dhe një fushate mediale.

Të gjitha aktivitetet do të jenë të shënuara me maskotën e kësaj dite “Larën” lopën vendore, si dhe do shpërndahen dhurata modeste për disa nga blerësit e prodhimeve të qumështit që do të jenë të ekspozuara në shesh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)