Shënohet Dita e Tokës me moton "Redukto, Ripërdor dhe Riciklo"
Prishtinë, 22 prill - Dita Ndërkombëtare e Tokës është shënuar me aktivitete në Kosovë. Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor e Kosovës, po e shënon ketë ditë me moton "Redukto, Ripërdor dhe Riciklo.
Në Prishtinë, në prag të 22 prillit është hapur Festivali i Luleve, ndërsa dje dhe sot aktivitetet zhvillohen gjatë tërë ditës në sheshin "Nëna Terezë" dhe në Parkun e Gërmisë, mbështetur nga Programi i USAID-it për Arsim Themelor, me qëllim të promovojnë pjesëmarrjen aktive me vizitorë dhe të inkurajojnë punën vullnetare të të rinjve në aktivitetet e organizuara për nder të Ditës së Tokës.