Shënohet dita e hapur fushore për bimë mjekësore dhe aromatike
Prishtinë, 26 korrik - Zëvendës drejtori i misionit të USAID-it Mike de la Rosa, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, do tu bashkangjitet fermerëve me rastin e ditës së hapur fushore për bimë mjekësore dhe aromatike.
Ky eveniment është paraparë të mbahet sot në Qendren e grumbullimit Agroshqiponja në Malishevë.
Agroshqiponja ka një dekadë përvojë në fushën e mbledhjes së produkteve pyjore jo-drunore (PPJD) dhe kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA).
USAID-i, përmes programit të tij Bujqësia për Zhvillim dhe Mundësi Rurale (AGRO), i akordoi Agroshqiponjës një grant për kultivimin e gjashtë llojeve të ndrshme të BMA (mullaga e zezë, kumaku, lule misri i kuq dhe i kaltërt, origanoja dhe balsami i limonit) në bashkëpunim me 50 gra kultivuese në gjashtë komuna të ndryshme.