Shënohet Dita e Gruas Fermere
Prishtinë, 21 nëntor - Më një manifestim te organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe USAID sot do të shënohet Dita e Gruas Fermere 2013, i cili sivjet po organizohet për herë të dytë në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë organizim përveç rreth 200 grave fermere, do të jenë edhe drejtoresha e USAID-it, Maureen Shauket, drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olter, kryesuesja e Grupit të Grave Deputete, Teuta Sahatqija, si dhe shumë përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe përfaqësueset e shoqatave të grave në Kosovë.
Në kuadër të këtij manifestimi, për fermeret më të suksesshme në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore do të ndahen edhe shpërblime.