SHBA u jep fermerëve amerikanë 12 miliardë dollarë
Washington, 26 korrik - Presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur dhënien e subvencioneve bujqësore prej 12 miliardë dollarësh amerikane për të ndihmuar fermerët amerikanë të dëmtuar nga lufta tregtare mes ShBA-së dhe Kinës, BE-së e vendeve të tjera.
Më parë, një nga arsyet që ShBA-ja niste luftërat tregtare ishte sepse, sipas saj, produktet që vendet e tjera eksportonin në ShBA ishin të subvencionuara nga qeveritë e këtyre vendeve. Por tani edhe Shtëpia e Bardhë do të japë subvencione.
Masa e Trump-ut vërteton përsëri paralajmërimin e ekonomistëve se nga lufta tregtare humbasin të gjithë dhe se në një luftë të tillë nuk ka të fituar.
Pas fillimit të luftës tregtare, sektori i bujqësisë i ShBA-së ka qenë objektivi i kundërmasave nga vendet e ndryshme. Fermerët amerikanë janë bërë viktima të luftës tregtare.
BE-ja, Kanada, Meksika dhe Kina u detyruan të ndërmarrin masa hakmarrëse duke shtuar tarifat ndaj produkteve bujqësore amerikane. Sipas Departamentit të Bujqësisë të ShBA-së, këto masa mund t'i shkaktojnë bujqësisë amerikane humbje ekonomike me një vlerë prej 11 miliardë dollarësh.
ShBA-ja e ka kritikuar gjithmonë politikën e subvencioneve të vendeve të tjera dhe e ka quajtur një politikë të tillë shkelje të rregullave të OBT-së. Por tani Shtëpia e Bardhë ndërmerr vetë një veprim të tillë që shkel rregullat e OBT-së sipas logjikës së saj.
Megjithatë, kjo masë s'mund të zgjidhë problemin e fermerëve amerikanë. Sipas drejtorit të Zyrës së Bujqësisë të shtetit Misuri, Blake Hurst, presioni i sektorit të bujqësisë të ShBA-së do të vazhdojë derisa Shtëpia e Bardhë të ndryshojë politikën e saj. Sipas tij, subvencionet afatshkurtra ose të përkohshme s'mund të zgjidhin problemet thelbësore. Kryetari i shoqatës amerikane "Fermerët për tregtinë e lirë" Brian Kuehl është i mendimit se fermerëve u nevojiten kontrata, jo subvencione.
Senatorja e shtetit të Alaskës, Lisa Murkowski, pyet: "Si do t'i zgjidhim problemet në sektorin e prodhimit? Në sektorin energjetik? Në sektorinë e naftës dhe gazit? Cili është kriteri i subvencioneve?"
Edhe në një artikull të "New York Times"-it pyetet: "Po prodhuesve që blejnë produktet e çelikut dhe aluminit me çmime të larta, u nevojiten subvencionet apo jo? Po punëtorëve që humbin vendet e punës për shkak të transferimit të linjave të prodhimit, u nevojiten subvencionet apo jo? Po biznesmenëve të pijeve alkoolike që ndikohen nga lufta tregtare, u nevojiten subvencionet apo jo?"
Senatori republikan Ben Sasse është shprehur nga ana e tij: "Tarifat dhe subvencionet e qeverisë nuk do ta bëjnë Amerikën 'përsëri të madhe', por do ta kthejnë në vitin 1929