25 Dhjetor 2024

SHBA ka ndihmuar shumë bujqësinë kosovare

Prishtinë, 12 janar -  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, është takuar të martën me ambasadorin amerikan Greg Delawie.

\"Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar shumë bujqësinë në vendin tonë dhe këtë po vazhdojnë ta bëjnë. Kisha kënaqësinë që të marrë një rikonfirmim për vazhdimin e mbështetjes, nga ambasadori amerikan Greg Delawie. Në takim biseduam gjerë e gjatë për zhvillimet dhe sfidat në bujqësi\", ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij projektet NOA dhe AGRO, të implementuara nga USAID, kanë dhënë dhe po japin një kontribut të jashtëzakonshëm në avancimin e sektorit të bujqësisë, me mbështetje direkte për fermerët tanë, për institucionet tona.

MBPZHR-ja ka rritur në vazhdimësi mbështetjen për fermerët dhe këtë do ta bëjmë edhe këtë vit. Partneriteti me SHBA-të por edhe vende e organizata të tjera është çelës për zhvillim me të shpejtë të bujqësisë.

\"Ne po punojmë me ta çdo ditë që bashkërisht të tejkalojmë sfidat që ka vendi ynë në këtë sektor\", ka theksuar Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)