Serbia pjesërisht pezulloi ndalesën për eksport të miellit
Beograd, 8 prill - Qeveria e Serbisë miratoi një dekret me të cilin mullixhinjve lokalë u lejohet që gjatë tre muajve të ardhshëm në tregjet e huaja të shesin 33.000 tonë miell apo 11.000 tonë në muaj.
Mullixhinjtë serbë me mahnitje e përshëndetën këtë dekret meqë në këtë mënyrë do të vazhdohet kontinuiteti i eksportit, prej të cilit dobi krahas mullixhinjve do të ketë edhe shteti.
Mirë është që ndalesa për eksportin e miellit, që ishte e përshpejtuar dhe e miratuar brenda natës është mënjanuar dhe mirë është që për këto 15 ditë sa vlente ndalesa, industria e millit nuk pësoi dëm të madh material, deklaroi drejtori i Zhitopromet, Predrag Gjuroviq.
Ai bëri të ditur se kompania e tij madje 40 për qind të të ardhurave i realizon nga eksporti në shtetet e ish-Jugosllavisë, Hungari, Rumani dhe Suedi.
Qeveria serbe mori vendim për import pa doganë të 100.000 tonëve grurë me qëllim që të arrijë stabilitetin e çmimit në tregun vendor.