Serbia për bujqësinë ndan 3.7 % të buxhetit
Beograd, 6 nëntor - Buxheti agrar për vitin 2013 ,do të jetë 3,7 % nga buxheti i tërësishëm, ndërsa për subvencione të bujqësisë janë paraparë ndarjet prej 30-35% nga mjetet përgjithshme, ka paralajmëruar ministri i bujqësisë Goran Knexheviq.
Është Propozuar që të gjitha nxitjet që kemi pasur si masa të jashtëzakonshme për sanimin e pasojave të thatësisë të vazhdojnë, tha ministri.
Kur është fjala për buxhetin, ai ka sqaruar s e kjo është dinamika e paraparë e rritjes së buxhetit ashtu që deri në vitin 2014 të mundësohet që buxheti agrar të jetë 5% nga buxheti i tërësishëm i vendit.