Serbia nuk merr pjesë në takimin në Gjermani, shkaku i Kosovës
Berlin, 18 janar - Serbia nuk do të marrë në takimin ministrave të Bujqësisë në kuadër të panairit Ndërkombëtar të Javës së Gjelbër në Berlin pasi që Kosova ka paralajmëruar pjesëmarrjen e vet, njofton B92.
Pasi që Gjermania do ta trajtojë Kosovën Republikë, ne nuk do të marrim pjesë në takim, ka thënë zyrtari serb i Ministrisë së Bujqësisë Danilo Goluboviq.
Ai është ankuar se mikpritësi nuk ka përmbushur kërkesën Serbisë që tek emri Kosovë të vihet fusnota.