23 Dhjetor 2024

Savileci niset drejt Serbisë

Prishtinë, 15 nëntor - Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Savileci është nisur drejt Serbisë, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e shtatë vjetore të ministrave të bujqësisë, të shteteve të Evropës Juglindore, që këtë herë, mbahet në Kopaonik të Serbisë.

Stavileci ndodhet në Serbi me ftesë të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujrave të Serbisë, Dragan Glamoćić.

Kryesuese e këtij grupi në këtë vit është Ministria e Bujqësisë e Republikës së Kosovës, ndërsa nesër ministri Stavileci do t’ia dorëzojë kryesimin e grupit rajonal për vitin 2014, ministrit të Bujqësisë së Serbisë, Dragan Glamoćić.

Shtetet e Evropës Juglindore, përmes këtij grupi ndërshtetëror, po e forcojnë bashkëpunimin  në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe njëkohësisht po i përafrojnë reformat rreth Politikës së Përbashkët Bujqësore, për t’i përshpejtuar proceset integruese në BE.

Në takim do të flitet për reformat në politikat bujqësore dhe të zhvillimit rural për periudhën pas vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)