23 Dhjetor 2024

Sanksionet e Rusisë kanë ndikuar në bujqësinë e Evropës

Bruksel, 26 shtator - Parlamenti i Evropës ka pohuar se sanksionet e Rusisë kanë ndikuar mbi prodhimet bujqësore të shteteve evropiane.

Parlamenti i Evropës të enjten me anë të një deklarate ka bërë të ditur se masatë kufizuese që ka vendosur Rusia në importin e prodhimeve bujqësore dhe ushqimore nga shtetet evropiane në shenjë reagimi ndaj sanksioneve të perëndimit, po ushtrojnë ndikim mbi jetën e 9.5 milionë bujqve evropian.

Në deklaratën e Parlamentit të Evropës thuhet se sanksionet e vendosura nga qeveria e Rusisë mbi importin e prodhimeve bujqësore dhe produkteve ushqimore nga shtetet evropiane, ka rrezikuar shkëmbimet tregtare në vlerë prej 5 miliardë euro mes Rusisë dhe Evropës.

Rusia konsiderohet importuesi i dytë më i madh i prodhimeve bujqësore nga shtetet evropiane. Qeveria e Rusisë më shtatë gusht 2014 ka publikuar një listë të produkteve ushqimore që importi tyre nga Amerika, BE, Kanada, Australia dhe Norvegjia është ndaluar.

Ndalimi i importit të produkteve ushqimore dhe prodhimeve bujqësore nga vendet e lartpërmendura në Rusi do të vazhdojë për një vit.

Rusia këto masa kufizuese ka filluar t’i zbatojë për t’iu përgjigjur sanksioneve të perëndimit kundër Moskës. BE dhe Amerika me pretendimet se Rusia ka ndërhy në krizën dhe konfliktin e Ukrainës, kanë vendosur sanksioneve kundër Moskës, mirëpo këto pretendime vazhdimisht janë hedhur poshtë nga Rusia e cila gjithashtu ka vendosur sanksioneve ndaj perëndimit.

Pohimi i Parlamentit të Evropës për ndikimin negativ të sanksioneve të Rusisë mbi sektorin e bujqësisë të Evropës është bërë në kohën kur gazeta amerikane “Daily World” gjithashtu kohëve të fundit në një raport të saj ka bërë të ditur se sipas llogarive të bëra, sanksionet e Rusisë kundër prodhimeve bujqësore të BE, Amerikës dhe Kanadasë do të shkaktojnë dëm mbi 17.5 miliardë dollarë për bujqit dhe prodhuesit e këtyre vendeve.

Raportet gjithashtu tregojnë se Amerika në vitin e kaluar ka eksportuar produkte ushqimore dhe bujqësore në Rusi në vlerë prej 1.2 miliardë dollarë.

Ndërkohë Bashkimi Evropian ka eksportuar produkte ushqimore dhe bujqësore në Rusisë në vlerë prej 11.8 miliardë dollarë. Në BE sipas llogarive të kësaj, Holanda, Franca, Polonia dhe Gjermania do të pësojnë dëmet më të mëdha nga sanksionet e Rusisë.

Franca në vitin 2013 konsiderohet siguruesi i tretë i frutave dhe perimeve të Rusisë dhe pas saj radhitet Gjermania dhe Polonia. Italia dhe Spanja radhiten në vendin e katërt dhe të pestë në këtë aspekt.

Alternativat për zgjidhjen e krizës së ndikimeve të sanksioneve të Rusisë dhe parandalimin e dëmtimit të bujqve në shtetet evropiane do të diskutohen në takimin e ministrave të bujqësisë së Evropës i cili do të zhvillohet nga 28 deri 30 shtator në Milano të Italisë.

Kjo është në kohën kur Dimitri Medvedev, kryeministër i Rusisë, ka theksuar se prodhuesit evropianë pas përfundimit të sanksioneve të Rusisë do të kenë problem që të kthehen përsëri në tregjet e këtij vendi.

Medvedev gjithashtu ka shtuar se sanksionet nuk do të jenë të përhershme dhe pas kësaj partnerët evropianë nuk do të kenë favore të njëjta siç kanë pas më parë dhe ky është çmimi që duhet të paguaj Evropa. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)