22 Dhjetor 2024

Rusinovci: Qeveria po e shkelë Ligjin për pesticide

Prishtinë, 20 janar - Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka prodhuar kornizë ligjore, e cila përfshinë kornizën e rregullimit të shumicës së sektorëve, edhe pse ligjet e prodhuara, në të shumtën e rasteve janë produkt i kopjimit të ligjeve të vendeve të tjera.

Imer Rusinovci nga Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së ka thënë se AAK, tërheqë vërejtjen një prej tyre është edhe Ligji për pesticidet, i cili nuk po zbatohet, duke sjellë pasoja në shëndetin e njerëzve, botën bimore dhe shtazore. Me qëllim të evitimit të pasojave, nga moszbatimi i këtij ligji, po i përmendi disa prej mangësive të tij.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MPBZHR) nuk i ka mbi 40 milion euro në dispozicion gjatë vitit 2012, po e shkel Ligjin për pesticidet, i mungon profesionalizmi dhe se ministri i saj është i politizuar. 

Ministria e Bujqësisë sipas Rusinovcit është duke vepruar në kundërshtim me pikën 1, 2 dhe 4 të nenit 4 të Ligjit Nr. 30/L-042 për PMB, si dhe ka më shumë se dy vite që e njëjta Ministri nuk ka formuar komision për autorizimin e pesticideve dhe nuk ka filluar procedurat e regjistrimit të tyre.


Rusinovci konstaton se përdorimi i pesticideve ka qenë dhe mbetet i domosdoshëm për të siguruar prodhimtari të lartë dhe të qëndrueshme, por përdorimi i tyre kërkon menaxhim shumë më të mirë institucional me rekomandime profesionale, në përballjen e sfidave të kohës për të qenë sa më pak të dëmshme për njerëzit, për ndotjen e mjedisit dhe bimët bujqësore.

Pesticidet, përkatësisht produktet për mbrojtjen e bimëve, sipas AAK-së, kanë edhe efekte dytësore. Janë helmuese për njerëzit dhe kafshët dhe kanë një efekt anësorë negativ të madh edhe në mjedis.

Ai ka shtuar se absurd më i madh është që bujqësisë, si një sektor që krijon mbi ¼ e GDP-së vendore, mbi 25 për qind të bruto prodhimit vendor dhe e cila në eksportin e përgjithshëm të këtyre pak prodhimeve që shiten jashtë Kosovës merr pjesë me 19 për qind, t’i ndahet vetëm 1.3 për qind e gjithë buxhetit të vendit.

Rusinovci ka thënë se deklaratat se kjo ministri do të realizojë një kredi nga Banka Botërore në vlerë prej 20 milionë euro janë të rreme, sepse sipas tij, ajo kredi do të realizohet në periudhën 4 vjeçare. Ndërsa për shumën prej 21.4 milion që është thënë se është nga buxheti vetanak, Rusinovci ka deklaruar se është vetëm 18.3 milion.

Rusinovci ka thënë, gjithashtu se sektori i bujqësisë nuk po përdoret për zhvillim ekonomik por është duke u politizuar.

Sa i përket subvencioneve fikse, thuhet se natyra e subvencionit nuk është konform trendëve ekzistuese që janë në teren por është politike. Pasqyra, sipas tyre, që jep Ministria e Bujqësisë është se 80 për qind e fermave tona janë nën 2 hektarë, ndërsa në anë tjetër, si kriter për subvencionimin, e merr sipërfaqen mbi 2 hektarë. Pra, që në fillim, 80 për qind të fermerëve i eliminon

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)