22 Dhjetor 2024

Rusinovci: Bujqësia në Kosovë çdo vit e më shumë po degradohet

Prishtinë, 3 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë për mungesë të planeve operative konkrete për mbjelljet pranverore.

Në një konferencë për media kryesuesi i Departamentit të Bujqësisë në AAK, Imer Rusinovci deklaroi se në një të ardhme të afërt vendi ynë do të përballet me mungesë të prodhimtarisë vendore si pasojë e paaftësisë së qeverisë për t`i stimuluar prodhimet vendore.

Sipas Rusinovcit bujqësia në Kosovë çdo vit e më shumë po degradohet dhe nuk është e vërtetë, siç tha ai, se vendi ynë po shënon rritje ekonomike.

Qeveria e Kosovës sipas Rusinovcit përmes politikave të saj të flashkëta bujqësore deri me tani nuk ka shënuar as edhe një shifër pozitive të rritjes së prodhimit të brendshëm që të kemi “prodhimtari bujqësore të shëndoshë”, “zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë”, “varfëri të reduktuar në vend”, “të mos  kemi krizë”, etj.

"E shtyrë nga kjo gjendje, Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, urgjentisht kërkon të fokusohemi në një Program kombëtar të bujqësisë si një program me prioritet."

Me zbatimin e tij, bujqësia do të jetë e përgatitur për proceset komplekse të integrimit në sistemin e politikave të përbashkëta bujqësore të BE-së, e cila në vete ngërthen sfida madhore dhe të cilat, sot, janë njëra nga pyetjet më të përhapura komplekse edhe për vet BE-në.

Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, konsideron se pavarësisht që ndodhemi në prag të mbjelljeve pranverore, Qeveria e Kosovës përkatësisht MBPZHR-ja nuk ka një plan operativ dhe një program konkret që saktëson përqindjen e sipërfaqeve kultivuese që duhet të mbillen me kultura pranverore.

Kjo amulli sipas Rusinovcit është karakteristikë e kësaj Qeverie, sepse deri me tani asnjëherë dhe në asnjë vit e njëjta Qeveri përkatësisht MBPZHR-ja nuk ka qenë në gjendje që me korrektësi të paraqes pasqyra reale të sipërfaqeve kultivuese dhe prodhimit të realizuar nga të njëjtat për të vetmin fakt, se në këto institucione mungon profesionalizimi.

Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, është i brengosur sepse në mungesë të strategjive dhe politikave bujqësore, fermerët tanë edhe pse ndodhen në prag të mbjelljeve pranverore, shumica e rajoneve karakterizohet me sipërfaqe të mëdha djerrina të cilat lehtësisht mund të vërehen nga vëzhgimet në terren.

Ky indikator, zyrtarëve qeveritar duhet tua tërheq përqendrimin dhe vëmendjen se prononcimet dhe raportet apokrife që i paraqesin nuk vlejnë, krahas fakteve përkatësisht veprave të dukshme të sipërfaqeve djerrina të cilat për ditë e më tepër po ua shpalojnë pa aftësitë e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)