Rusia zgjeron ndalimin e produkteve bujqësore nga vendet e tjera
Moskë, 7 gusht - Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret, që ndalon ose kufizon importet e produkteve bujqësore nga vendet e tjera, që kanë sanksionuar Moskën, deklaroi të mërkurën Zyra e Kremlinit.
Dekreti, i cili hyri menjëherë në fuqi, i kërkon qeverisë të hartojë listën e produkteve që do të ndalohen apo kufizohen për një periudhë 1-vjeçare.
Qeveria duhet të miratojë gjithashtu masa së bashku me prodhuesit dhe shitësit vendas për të rritur prodhimin e brendshëm të produkteve, thuhet në dekret.
Zv.ministri rus i Zhvillimit Ekonomik Alexei Likhachev tha për agjencinë e lajmeve "Interfax" se lista është gati dhe pritet të miratohet nga qeveria.