Rusia renditet ndër eksportuesit kryesorë të drithërave
Moskë, 13 janar - Kompanitë ruse kanë eksportuar që nga 1 korriku i vitit 2011 e deri më sot 18.6 milionë ton drithëra, njoftoi Zëvendëskryeministri i parë i Federatës Ruse Viktor Zubkov në mbledhjen e komisionit qeveritar të Rusisë për çështjet e kompleksit agro-industrial.
Rusia u rikthye tashmë në radhët e prodhuesve kryesorë botërorë të drithërave, theksoi Viktor Zubkov.
Autoritetet ruse parashikojnë eksportet e drithërave, në bazë të rezultateve të vitit aktual bujqësor i cili llogaritet nga korriku i vitit 2011 deri në qershor të 2012 në nivelin 24-25 milionë ton.