Rusia në vjeshtë pritet të kufizojë eksportin e drithërave
Moskë, 22 shtator - Qeveria e Rusisë në vjeshtë mund të marrë vensimin për kufizimin e eksportetit të drithërave.
Kjo do të ndodhë në rast të një rritje të konsiderueshme të çmimeve në tregun e brendshëm. Për këtë njoftoi gazetarët Ministri i Zhvillimit Ekonomik Andrei Bjellousov.
Në vitin 2010 qeveria ruse paraqiti një embargo mbi nxjerrjen e drithërave jashtë vendit për shkak të verës së nxehtë anomale dhe thatësirës.
Fillimisht ndalimi qëndroi në fuqi deri në 1 janar të vitit 2011, por më pas u vendos që afati i tij të zgjatet deri më 30 qershor të vitit 2011.