Rusia ndalon importin e mishit nga BE
Moskë, 21 tetor - Agjencioni për vëzhgim të bujqësisë në Rusi, thonë se nga 21 tetori, do të ndalojnë importin e shumë llojeve të mishit, produkte të Bashkimit Evropian, duke u arsyetuar me çështje sigurie.
Produktet e ndaluara nga BE përfshijnë mishin e derrit, pulës, viçit dhe rropullit, njoftojnë autoritetet e agjencionit vëzhgues, të cilët thonë se në këto produkte janë gjetur substanca të dëmshme.
Janë thyer rregullat e sigurisë, ka thënë zëdhënësi i agjencisë, Alexei Alekseyenko.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, si përgjigjje për pjesëmarrjen e saj në konfliktin në lindje të Ukrainës.
Në fillim të këtij viti, Rusia ka njoftuar që do të bojkotojë disa produkte ushqimore që vijnë nga SHBA dhe BE.