Rusia ndalon importin e luleve nga Holanda
Moskë, 27 korrik - Mbikëqyrësi i agrikulturës së Rusisë, Rosselkhoznadzor, bëri këtë njoftim sot, duke thënë se lulet holandeze janë të infektuara me organizma të ndaluar.
Kjo ndalesë mund ti kushtojë Holandës dhjetëra mijëra dollarë në vit.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Holandës janë tensionuar pas rrëzimit të aroplanit MH17 në Ukrainë.
Shumë nga 298 personat e vrarë që po fluturonin ishin qytetarë të Holandës, dhe Perëndimi thotë se aeroplani u qëllua dhe u rrëzua nga separatistët e mbështetur nga Rusia me armatim rus, gjë të cilën Moska e mohon.
Ajo thotë se ushtria ukrainase e rrëzoi aeroplanin.
Holanda dhe Malajzia janë në mesin e shteteve që po kërkojnë një tribunal të OKB-së për të gjykuar njerezit e përgjegjshëm për tragjedinë, një hap i kundërshtuar nga Moska.