24 Dhjetor 2024

Rusia kufizon eksportin e drithërave

Moskë, 23 dhjetor - Qeveria ruse njoftoi vendosjen e barrierave doganore për të reduktuar eksportimet e drithërave, duke shpresuar që të rrisë kërkesën dhe të ulë çmimin në tregun e brendshëm, që është goditur edhe nga zhvlerësimi i rublës.

Kjo masë do të analizohet dhe do t’i paraqitet sot kryeministrit rus, Dmitri Medvedev, njoftoi zëvendëskryeministri, Arkadi Dvokoviç, i cituar nga agjencia ruse gjatë një mbledhje qeveritare.

Zhvlerësimi i rublës, që e bën eksportimin e produkteve bujqësore ruse më të konkurrueshëm, ka sjellë një rritje të ndjeshme të çmimit të grurit në Rusi ndonëse këtë vit ka regjistruar një nga korriet më të bollshme ndonjëherë.

Sanksionet e shumta Perëndimore kundër Rusisë për shkak të rolit të Moskës në krizën ukrainase dhe rënia e ndjeshme e çmimit të naftës ka ndikuar që rubla ruse të zhvlerësohet rreth 40 për qind këtë vit duke sjellë një krizë të fortë ekonomike për Rusinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)