Rusia kërkon importimin e mallrave bujqësore nga Irani
Moskë, 26 dhjetor - Drejtori i organizatës për mallrat bujqësore të Rusisë theksoi nevojën për të importuar mallra bujqësore nga Irani.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Aleksei Alesanko në një konferencë shtypi tha se vendi i tij do të fillojë së shpejti importimin e qumështit dhe produkteve të peshkut nga Irani.
Ai vuri në dukje se ka qëndruar një javë në Iran për të rënë dakord me bashkëpunëtorët vendorë për projekte të mëtejshme mes dy vendeve.
Ai tha se gjatë qëndrimit të tij në Iran ka nënshkruar dokumente përkatëse në fushën e eksportimit të qumështit dhe produkteve të peshkut.
Alesanko ka deklaruar rreth cilësisë së mirë të mallrave iraniane dhe theksoi se bashkëpunimi në importin e produkteve ushqimore nga Irani do të rritet që në fillim të vitit të ardhshëm.