Rusia i refuzoi McDonalds regjistrimin
Moskë, 16 mars - Rrjeti i ushqimit të shpejtë McDonalds për herë të parë nuk mundi të regjistrojë markën (ang. brand) e vet në Rusi. Dhoma e kontesteve të patentave i refuzoi kompanisë regjistrimin e markës së burgerit Chicken Bacon.
Siç njoftoi komisioni, togfjalëshi i deklaruar është një transliterim i fjalëve angleze \"Chicken\" dhe \"Bacon\". Ekspertët arsyetuan se fraza përmban informacionin në lidhje me vetitë ose përbërjen e produktit, që do të thotë se nuk mund të shndërrohet në një markë tregtare.
Juristët e McDonalds kundërshtuan duke shpjeguar se emri Chicken Bacon është thjesht një fantazi dhe nuk përmban informacion mbi përbërjen e sanduiçit. Kolegji i Dhomës së kontesteve të patentave i konsideroi të parëndësishme, pa peshë, argumentet e aplikantit.