Rusia gjatë vitit 2011 ka eksportuar 17 milionë ton drithëra
Moskë, 27 dhjetor - Rusia gjatë vitit në përfundim ka eksportuar 17 milionë ton drithëra, njoftoi sot Ministrja e Bujqësisë e Federatës Ruse Elena Skrinnik.
Eksporti i vajit të lulediellit gjatë vitit 2011 arriti në 170 milionë ton, i sheqerit në më shumë se 80 mijë ton.
Ministrja konfirmoi gjithashtu parashikimin e eksporteve të drithërave në vitin aktual në nivelin 25 milionë ton.