Rusia do të eksportojë 15 milionë tonë drithëra
Moskë, 2 qershor - Rusia do të eksportojë 15 milionë tonë drithëra në vitin 2011 pas heqjes së embargos mbi eksportet më 1 korrik, theksoi zëvendëskryeministri rus, Viktor Zoubkov, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
\"Këtë vit, prodhimi mund të jetë rreth 85 milionë tonë drithëra\'\', theksoi Zubkov. \"Eksportimi i drithërave mund të arrijë në 15 milionë tonë\'\', shtoi ai.
Kryeministri rus, Vladimir Putin e njoftoi javën e kaluar se Rusia do të heqë më 1 korrik embargon mbi eksportet e drithërave dekretuar në muajin gusht 2010 për shkak të thatësirës së pazakontë.