Rusia do të dyfishojë eksportin e drithërave
Moskë, 8 dhjetor - Në 15-20 vitet e ardhshme Rusia, për llogari të rritjes së produktivitetit dhe shfrytëzimit të tokave bujqësore të papërdorura deri tani, mund të dyfishojë eksportin e drithërave, gjë kjo që do ti shërbejë përpjekjeve për reduktimin e rreziqeve të lidhura me kushtet e këqia të motit.
Në Forumin ndërkombëtar të drithërave, që u mbajt në Moskë, Zëvendësministri rus i Bujqësisë Aleksandër Solloviov njoftoi se në periudhën korrik i vitit 2011 - qershor i vitit 2012 dërgesat e drithërave ruse në tregun botëror do të përbëjnë jo më pak se 25 milionë tonë, kurse rritja e mëtejshme e prodhimit dhe eksportit të drithërave është një nga drejtimet strategjike të zhvillimit të bujqësisë të Federatës Ruse.