Rusia do të bëhet sërish një fuqi agrare botërore
Moskë, 1 shkurt - Rusia duhet ti rikthejë vetes statusin e një prej fuqive kryesore agrare botërore.
Kjo, u theksua nga Kryeministri Dimitri Medvediev në takimin e zgjeruar të këshillit të ministrave.
Medvediev është i bindur se sektori rus i bujqësisë mund dhe duhet të bëhet konkurrues në treg.
Në periudhën kohore deri në vitin 2018 normat mesatare vjetore të rritjes së bujqësisë duhet të jenë së paku 2.4 - 2.5%, prodhimi i lëndëve ushqimore - 3.5 - 5%, tha Kryetari i qeverisë.
Ai theksoi domosdoshmërinë e dhënies së ndihmës kompanive ruse për të rritur potencialit e tyre konkurrues në kushtet e anëtarësimit të vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë.