Rrufeja vret 25 dele

Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes thuhet se rrufeja i kishte mbytur së paku 25 krerë dele të cilat ishin në kullosë në Bjeshkët e Prevallës.
Hetues policorë dhe një veteriner kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit mirëpo nuk është arritur të përfundohet këqyrja e vendit të ngjarjes për shkak të errësirës dhe terrenit të vështir malor.
Andaj sot do të vazhdohet me punë, thuet në një njoftim të policisë në Prizren.