22 Dhjetor 2024

Rritja e çmimeve po i dëmton bujqit

Prishtinë, 22 maj - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media ka vlerësuar se bujqit kosovarë vazhdojnë të përballen me vështirësi në këto ditë pranvere kur kanë më së shumti kanë nevojë për farëra, plehra, pesticide dhe për inpute të tjera bujqësore.

LDK ka theksuar se sipas të dhënave të fundit, krahasuar me muajt e partë të vitit të kaluar, sivjet çmimi i farërave dhe materialit mbëltues është rritur me 6 për qind.

Për lëndë djegëse, si nafta, çmimet janë rritur për 12 për qind, ndërsa çmimet e plehrave janë rritur me 10 për qind. Çmimet e ushqimit të kafshëve gjithashtu kanë pësuar rritje me 5 për qind.

Kjo rritje e çmimeve të inputeve bujqësore, domosdo bënë që shumë bujq të reduktojnë të mbjellat pranverore.

Gjatë verës dhe vjeshtës sipas LDK-së do të kemi më pak prodhime bujqësore në tregun kosovar, dhe si rrjedhim do të rritet importi i produkteve bujqësore.

LDK vlerëson se mungesa e përkrahjes dhe zhvillimit strategjik të sektorit bujqësor e ka kthyer Kosovën në importues masiv të ushqimeve elementare.

Statistikat sipas kësaj partie tregojnë se gjatë vitit importojmë deri në 500 milion euro produkte bujqësore të ndryshme.

Vetëm për muajin mars 2012 janë importuar rreth 50 milion euro produkte me origjinë kafshe, yndyrëra, produkte bimore, ushqime të përgjithshme dhe pije.

Si për ironi të bujqve, Ministri i Bujqësisë organizoi panairin e gjedheve dhe zgjodhi “Miss Lopën”, aktivitet ky që ishte i përcjellë me këngë e valle për argëtimin e Ministrit Stavileci dhe përcjellësve të tij.

Është e papranueshme që toka dhe ujërat e Kosovës të ndoten nga patatet e hedhura që kanë mbetur të pashitura për shkak të çmimeve referente dhe mungesës së angazhimit adekuat të Qeverisë së Kosovës për të mundësuar pasimin e patateve në tregje rajonale.

LDK kërkon që Qeveria të angazhohet seriozisht në vlerësimin e dëmeve të bujqve në këtë rast dhe të kompensoi ata. Kjo pasi humbjet e bujqve janë shkaktuar nga neglizhenca e Qeverisë në mos heqjen e çmimeve referente me kohë, e jo nga kushtet dhe çmimet e tregut.

LDK kërkon që Qeveria të merret seriozisht me bujqësinë dhe të mbështesë bujqit kur tash ata po përballen me çmime gjithnjë e më të larta të naftës, farërave, plehrave dhe pesticideve bujqësore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)