23 Dhjetor 2024

Rritet numri i fermerëve të rinj

Prishtinë, 14 maj - Duke parë leverdinë më bujqësi shumë fermerë kanë filluar të merren me kultivimin kulturave të ndryshme bujqësore. Njëri ndër ta i cili do të fillojë me kultivimin e fasules për herë të parë, është edhe Alban Gashi nga Fshati Bakëshi i Komunës së Obiliqit, ai thotë se kultivimi i fasules në disa rajone të ndryshme të vendit është treguar i suksesshëm.

E për ketë Gashi, ka menduar që edhe vet të fillojë me kultivimin e saj. “Po këtë vit nga vjeshta do të fillojë me kultivimin e fasules në njëhapësirë prej 3 hektarësh”, tha Gashi.

Ai tregon se ka marrë premtime se tërë fasulen që do ta kultivojë do ta shesë.

“Nga disa kontakte që kam bërë dhe hulumtime kam marrë premtime se pothuajse 70 për qind tëfasules e kam të shitur, por kjo varet edhe prej rendimenteve dhe kualitetit të fasules që do ta kem”, tha fermeri Alban Gashi.

Por ky fermerë tregon se deri më tash kultivimet që ka bërë dhe ato që planifikon në të ardhmen i ka bërë me buxhet vetanak derisa thotë se çdo ndihmë do të ishte e mirëseardhur për të.

Edhe Leonart K. Gashi nga Fshati Dubravë i Komunës së Suharekës është njëri ndër fermerët e rinj që po vazhdon traditën familjare në kultivimin e kulturave të ndryshme.

“Familja ime kemi traditë në bujqësi si dhe në kultivimin e kulturave të ndryshme e sidomos në rritjen e demave të majmërisë dhe unë personalisht kam shfaqur interes të madh për bujqësi qysh me regjistrimin në vitin e parë në Fakultetin e Bujqësisë”, tha Gashi.

Ai tregon se aktualisht është duke kultivuar disa kultura bujqësore. “Për momentin jam duke kultivuar qepë të gjelbrat , dema për majmëri, jam përfaqësues dhe realizues i shitjes së rrushit të ish-ndërmarrjes shtetërore tani private në një sipërfaqe prej 175 hektarë rrush tryeze”, ka thënë fermeri i ri nga Suhareka Leonart K. Gashi.

Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmes pagesave direkte do të përkrahin edhe perimet e kultivuara në fushë të hapur, të cilat do të subvencionohen me nga 300 euro, e në mesin e këtyre perimeve është edhe fasulja.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë të mbjellë mbi 3000 hektarë me fasule.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)