22 Dhjetor 2024

Rritet interesimi për mbeshtetjen e bujqësisë

Prishtinë, 2 shkurt - Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Idriz Vehapi me bashkëpunëtorët ka pritur sot në një takim pune Iva Stamenova dhe  përfaqëësuesit e  USAID-it dhe Zyrës Zvicerane për Bahkëpunim. 


Në takim ka dominuar qëndrimi që të mbështetet sektori i bujqësisë në Kosovë, duke ofruar një skemë  reale të shpërndarjes së granteve për fermerët që i plotësojnë kushtet për të qenë përfitues të granteve. 


Ministri Idriz Vehapi me këtë rast ka paraqitur në hollësi të dhëna që janë me prioritet për bujqësinë  e Kosovës, duke shënjestruar kështu fillimin e linjëzimit të sektorin rural  në përafrimin e Kosovës me katër boshtet e strategjisë së tanishme të zhvillimit rural, siç janë aftësia konkurruese, ambienti dhe përdorimi i përmirësuar tokës , diversifikimi rural dhe cilësia e jetës rurale dhe  strategjia për zhvillim lokal të bazuar në komunitete.

 

Për të arritur këtë qasje të dyfishtë strategjik, ka thënë tutje ministri Vehapi, ne kemi idenë e implementimit të  tetë masave të  zhvillimit të qëndrueshëm agro-rural  mbi të cilat  do të koncentrohen burimet financiare, politike, ligjore, administrative dhe njerëzore.  


Me theks të veçantë ministri  Vehapi ka përmendur masën e tretë, të katërt dhe të tetë, ku është paraparë konsolidimi i tokave bujqësore, rehabilitimi i sistemeve të ujitjes, agropërpunimi, grupet lokale të veprimit, ndërtimi i serrave  dhe ruajtja e produkteve të ndryshme. Po ashtu në takim është  spikatur nevoja e  forcimit të sektorit të pylltarisë në hartimin e planeve menaxhuese etj.


Iva Stamenova nga Komisioni Evropian ka potencuar edhe njëherë  angazhimin e KE-së që po e bënë në ndihmesën konkrete që po i jep bujqësisë kosovare, duke ritheksuar se sivjet BE-j do të ndajë grante në vlerë prej 5 milionë euro për fermerët agropërpunues. 


Ndarja e këtyre granteve, tha ajo,  do të jetë shumë transparente dhe përfitues do të jenë ata që i plotësojnë kushtet më së miri. Mbështetje për bujqësinë kanë premtuar edhe përfaqësuesit e USAID-it dhe të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)