23 Dhjetor 2024

Rriten sipërfaqet e qepës

Prishtinë, 14 prill - Në vendin tonë asnjëherë nuk ka munguar prodhimi vendor i qepës, pasi ka një klimë të përshtatshme për kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Por, pavarësisht kësaj, nuk ka munduar as importi i qepës nga vendet e huaja, ku në bazë të dhënave nga Dogana e Kosovës, del se vetëm gatë vitit 2013 janë importuar 929695 kilogramë qepë në vlerë prej 904,106 euro. Por, kultivimin e qepës fermerët vendor e bëjnë bashkë me shumë kultura tjera bujqësore, ku nga viti në vit po vijnë duke i shtuar edhe sipërfaqet e mbjella me qepë. Nga ky vit, për herë të par, Ministria e Bujqësisë do t’i mbështes edhe ata fermer që kultivojnë qepën.


Zyrtarja për informim në Doganat e Kosovës, Fllanza Mezini ka treguar për Portalin “Ferma Ime”, se si shumë produkte bujqësore edhe qepa importohen në sasi të konsiderueshme. “Gjatë periudhës 1 janar 2013-14 janar 2014, Kosova ka importuar qepë nga Franca dhe Holanda një sasi prej 929695 kilogramë në vlerë prej 904,106 euro”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ata që merren me kultivimin e kësaj kulture, tregojnë se kushtet atmosferike në vend janë shumë të përshtatshme për kultivimin e qepës.

Vahid Berisha nga Fshati Llashticë i Komunës së Gjilanit merret me kultivimin e qepëve që prej pas lufte dhe thotë se është i kënaqur me këtë dhe asnjëherë nuk ka pasur mungesë të tregut për këtë kulturë.

“Me kultivimin e qepëve merrem tash e 15 vite, jam i kënaqur pasi edhe treg ka. Sivjet kam mbjellë mbi 100 kilogram arpangjik në një sipërfaqe prej rreth 30 ari”, ka treguar ai. Ky fermerë tregon për Portalin “Ferma Ime”se nuk ka pasur përkrahje dhe ketë veprimtari e ka filluar me forcat vetanake.

Por pavarësisht mospërkrahjes, Berisha thekson se kur ka shitje edhe mundi shpaguhet.

“Me shitjen e qepëve jam i kënaqur pasi që tregun e kam këtu në Gjilan. Kultivoj dy lloje të qepëve, të bardha dhe të kuqe”, ka treguar Vahid Berisha. Ai në ketë veprimtari është i angazhuar së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, deri sa ka plane për shtimin e sipërfaqeve në vitet e tjera por që varet shumë prej mundësive financiare dhe prej përkrahjes që mund t’i ofrohet.

Edhe Besim Kuçi nga Suhareka, merret me kultivimin e disa kulturave bujqësore, duke përfshirë edhe qepen. Ai thotë se është i kënaqur me kultivimin dhe shitjen e saj në treg.

“Nga 30 ari me sa kam pasur të mbjellë me qep kam arritur rendimente prej 22 tonëve.”, ka thënë për “portalin “Ferma Ime” fermeri Besim Kuçi nga Suhareka, i cili ka tokë të punueshme prej 5 hektarësh.

Kurse në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë thënë se sivjet për herë të parë do t’i përkrahin edhe fermerët të cilët kultivojnë në sipërfaqe të hapur me nga 300 euro për hektarë përfshirë edhe ata të cilët kultivojnë qepë.

Sipas statistikave me të fundit të Ministrisë së Bujqësisë me qepë janë të mbjellë 881 hektarë, deri sa prodhimtaria arrin në 8601 tonë në vit. “Fermerët që aplikojnë për të përfituar nga kjo përkrahje, duhet të kenë së paku 0.50 hektarë tokë me perime në fushë të hapur, ndërsa sipërfaqja e tokës e marrë me qera, duhet të jetë e kontraktuar së paku për një vit (kontrata duhet të jetë e lidhur dhe e nënshkruar në mes të dy palëve – qiradhënësit dhe qiramarrësit)”.

Ndryshe, perimet e kultivuara në fushë të hapur, të cilat do të subvencionohen në vitin 2014 janë: patatja, domatja, patligjani i zi, speci, kungulli i misirit, kungulli, kungullesha, trangulli, shalqiri, pjepri, lakra, lulelakra, spinaqi, marulla, pangjari, majdanozi, preshi, qepa, rrepka, hudhra, fasulja, bizelja dhe karota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)