23 Dhjetor 2024

Rriten shkëmbimet bujqësore

Prishtinë, 1 dhjetor - - Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) kanë treguar se shkëmbimet ndërmjet Kosovë dhe Shqipërisë janë në trend të rritjes.

Zëdhënësi i MBPZHR-së, Adil Behramaj, ka deklaruar se, bazuar nga të dhënat e vitit të kaluar, vlera totale e importit të produkteve bujqësore nga Shqipëria është 8,940,981.33 euro, ndërsa vlera e eksportuar është gjithsej 10,593,995.77 euro.

“Kemi importuar më së shumti produkte të bulmetit, zarzavate të ngrënshme, fruta, etj., ndërsa kemi eksportuar më së shumti produkte të industrisë bluajtëse, pije alkoolike e uthull, gjithashtu zarzavate të ngrënshme”, ka theksuar ai.

Sipas tij, për sa iu përket produkteve me origjinë bujqësore, Kosova ka shkëmbim tregtar pozitiv me Shqipërinë, mirëpo në bashkëpunimin ndërshtetëror mbetet ende edhe shumë për t’u përmirësuar.

“Tani është krijuar një komision i përbashkët ndërqeveritar Kosovë - Shqipëri për bashkëpunimin ekonomik, i cili ka zhvilluar edhe takimin e parë. Ata kanë adresuar çështjet në të cilat duhet të punohet më shumë. Kemi një trend pozitiv në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve, e cila është pesëfishuar në 5-6 vjetët e fundit, por ende vërehet një mospërputhje e nivelit relativisht të ulët të shkëmbimeve tregtare.

Krahasuar me vullnetin e qartë politik dhe gatishmërinë e dy vendeve për një zhvillim më intensiv të marrëdhënieve tregtare dhe pikërisht për të ngritur edhe më tej këtë bashkëpunim është formuar edhe komision i përbashkët ndërqeveritar Kosovë  - Shqipëri në nivel ndërqeveritar, i cili tashmë ka filluar duke i konkretizuar veprimet që duhen ndërmarrë”, ka theksuar ai.(Epoka e re)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)