25 Dhjetor 2024

Rriten kultivuesit e dredhëzës

Prishtinë, 28 maj - Sektori i pemëve manore është me potencial në Kosovë dhe kultivimi i tyre, në veçanti i dredhëzës është rritur çdo vit, duke bërë kështu që të rritet konsumi i prodhimit vendor, të zëvendësohet një pjesë e importit dhe të shtohet eksporti.

Për të promovuar më shumë dredhëzën, si dhe punën e fermerëve që e kultivojnë këtë kulturë bujqësore, MBPZhR-ja dhe USAID-i në Prishtinë kanë hapur panairin “Java e Dredhëzës”. 

Fermerët që po promovojnë produktet e tyre në sheshin “Nëna Terezë”, i kanë vizituar sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Memli Krasniqi dhe drejtori i USIAD, James Hope.

Ata kanë biseduar me fermerët për të arriturat e tyre, sfidat dhe kërkesat që kanë si prodhues dhe përpunues.

Fermerët vlerësuan se mbështetja nga MBPZhR-ja dhe -i ka ndikuar në krijimin e fermave të shumta me dredhëza dhe cilësia dhe sipërfaqja me këtë kulturë po rritet në vazhdimësi.

Ata theksuan se ka ende nevojë që të rriten sipërfaqet, të investojnë më shumë në infrastrukturën mbrojtëse dhe të kenë qasje më të lehtë dhe më favorizuese në treg.

Ministri Krasniqi tha se është një situatë inkurajuese për këtë sektor dhe shtoi se kjo ndikon që të ketë edhe më shumë rritje të investimeve në sektorin e pemëve.

“Ka një potencial të madh në këtë sektor për rritje të prodhimtarisë, e që do të ndikojë në përmirësimin e bilancit tregtar të Kosovës dhe padyshim rritjen e vendeve të punës”, ka thënë ai.

Ai përmendi se për herë të parë prej këtij viti, përveç me grante, kultivuesit e pemëve po mbështeten edhe me subvencione, me nga 400 euro për hektarë.

“Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të mbështesë edhe më shumë këtë sektor, sepse është sektor që po rritet në vazhdimësi, po gjeneron punësim dhe ka potencial pasi edhe cilësia po rritet dhe po arrijmë gradualisht të zëvendësojmë importin”, tha ai.

Shefi i USAID-it, James Hope, tha se bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm në Kosovë, pasi e udhëheq zhvillimin ekonomik. Pikërisht për këtë, shtoi ai, USAID-i është i fokusuar që ta mbështesë.

Ai vlerësoi lartë punën e kultivuesve të dredhëzës, duke thënë se prodhimi dhe cilësia po rritet.

Bujqësia, tha ai është sektor që gjeneron punësim dhe për këtë përkrahja dhe fokusi duhet të rritet, dhe pse jo, shtoi ai për të dhënë shembull edhe për vendet e tjera të rajonit.

“Ne do të shkojmë përpara duke e rritur përkrahjen dhe bashkëpunimin mes nesh për të rritur pemishtet me dredhëza dhe shtuar prodhimin”, tha ai, duke vlerësuar si model të mirë partneritetin mes MBPZhR-së dhe USAID-it në sektorin e bujqësisë.

Ndryshe, në Kosovë llogaritet që janë rreth 150 hektarë tokë ku kultivohen dredhëza. Çdo vit është rritur prodhimi dhe falë kësaj ka pasur një zëvendësim të importit, pasi ai ka rënë dhe në të njëjtën kohë prodhuesit tanë kanë arritur të eksportojnë në vende të rajonit dhe Evropës. Vetëm në vitin 2014 janë eksportuar rreth 19 tonë dredhëza.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)