23 Dhjetor 2024

Rreth 5 për qind e produkteve të kontrolluara përmbanin mish kali

Bruksel, 17 prill - Komisioni Europian publikoi rezultatet e kontrollit të fundit, të kryer në territorin e BE-së në produktet e mishit të viçit, si pasojë e të cilit rezultoi se rreth 5% e produkteve të kontrolluara përmbanin mish kali.

Vendimi për kryerjen e kontrollit u morr në shkurt, pasi në disa vende u gjet mish kali në disa produkte që shiteshin sikur përmbanin mish viçi.

Si rrjedhojë e analizave laboratorike rezultoi se çdo mostër e 200-ta në radhë përmbante gjurmë të një medikamenti të përdorshëm për kuaj, i cili është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Në raportin e Komisionit Evropian thuhet se autoritetet holandeze kanë gjetur rreth 50.000 tonelata mish të etiketuara jo si duhet prej sipërmarrjes Willy Selten.

Sipas raportit, ushqimi me këtë mish nuk është i sigurt dhe paraqet një rrezik tepër të madh. Autoritetet holandeze kanë kërkuar që të gjitha këto sasi mishi të tërhiqen nga shitja.

Më së shumti janë prekur Holanda, Franca, Portugalia, Spanja dhe Gjermania, ku 124 sipërmarrje tregtare janë furnizuar me këtë mish.

Ato më pas i kanë furnizuar edhe dyqanet dhe mishtoret. Deri tani nuk dihet qartë se cilat janë rrugët e sakta të transportit dhe kjo e vëshitrëson procesin e hetimeve.

\"Në Bashkimin Evropian ekziston një treg i përbashkët. Ndaj do të ishte gabim të thuhet për shembull se në të ardhmen nuk do të blejmë mish nga Rumania ose nga ndonjë vend tjetër evropian. Fjala është për veprime kriminale të individëve dhe sipërmarrjeve të caktuara që janë bërë në të gjithë BE-në e ndoshta edhe më gjërë\", thotë Stefan Genth, shef i Shoqatës për Tregti në Gjermani, në një intervistë për Deutsche Wellen.

Ai shton se janë mashtruar jo vetëm konsumatorët por edhe vetë shitësit. \"Kontrolli i mishit duhet të jetë më transparent. Ndërsa informacionet duhet të jepen tek autoritetet e tjera, në mënyrë që tregu të mbrohet nga rreziqet e tilla\", pohon ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)