25 Dhjetor 2024

Rreth 200 tonë mbeturina janë larguar nga lumenjtë e Mitrovicës

Mitrovicë, 30 qershor - Në kuadër të një projekti të përbashkët të UNMIK-ut dhe Komunës, po vazhdon pastrimi i lumenjve të qytetit të Mitrovicës, të cilin po e mbështet Kompania Rajonale për Menaxhim të Mbeturinave “Uniteti”.

Në këtë projekt janë angazhuar 40 persona, kryesisht raste sociale, të cilët janë duke punuar në katër grupe në pastrimin e rrjedhës dhe brigjeve të Ibrit, Sitnicës, Trepçës dhe lumit Lushta.

Gjatë ditës ata grumbullojnë dhe mënjanojnë një sasi të madhe të mbeturinave të ngurta që hedhen në këta lumenj, të cilat dërgohen në deponinë e mbeturinave në Germovë nga ana e kompanisë \"Uniteti\".

Drejtori i Unitetit, Skënder Tahiri, tha se punëtorët  e kompanisë në bazë ditore mënjanojnë dhe transportojnë një sasi të madhe të mbeturinave të ngurta inerte. Deri më tani sipas tij, janë bartur rreth 200 tonë mbeturina të grumbulluara në katër lumenjtë e qytetit.

Aksioni do të përfundoj muajin e ardhshëm, ndërkaq vazhdon të ndihet nevoja për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e ambientit, posaçërisht mbrojtjen e rrjedhës së lumenjve që janë pasuri e këtij qyteti. 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)